NGA: Aurora Golemi
Fale natyrës, mali i Dajtit është sot parku kombëtar me i vizituar në çdo stine. Malësia e Tiranës fsheh bukuri të shumta që duhen ruajtur me fanatizëm dhe kujdes. Pyjet e larta janë trashëgimi e çmuar ne duar e banoreve te parkut. Zhvillimi i ekoturizmit dhe shërbimeve për aktivitetet sportive ne natyre është e ardhmja e njerëzve qe banojnë në park e përreth tij.

Ne çdo stine me mijëra banore te kryeqytetit kërkojnë qetësinë, ajrin e pastër dhe gjelbërimin larg zhurmës se kryeqytetit si këto dy turistike turke. Nene e bije po vizitonin parkun kombëtar te Dajtit per here te pare. I gjetëm duke pare me kërshëri informacionet ne anglisht ne hyrje te tarracës se Dajtit. Thone se informacionet për pikat turistike nuk i kane gjetur ne kryeqytet por janë udhëzuar vetëm nga portali me i madh turistik botërore Trip Advisor.

“Është hera e pare qe vizitojmë Tiranën dhe malin e Dajtit. Mbërritëm këtu me teleferik. Natyra qenka fantastike këtu ne park, bimësia, ajri. Sapo mbërritëm i hodhëm një sy informacioneve qe gjetëm ne anglisht lidhur me parkun. Gjithë informacionin ne fakt nuk e gjeta ne ndonjë broshure ne Tirane por ne internet ne ëebsitin e Trip Advisor. Aty rekomandohej qe një nder vendet kryesore qe duhej vizituar ishte edhe mali i Dajtit apo ballkoni i Tiranës siç quhet ndryshe”, tha një turiste turke. Por se shpejti, turistet vendas dhe te huaj do te kenë te rikonstruktuar qendrën e vizitorit ne Dajt fale kontributit te PNUD.

Aktualisht ndërtesa është ne gjendje jo funksionale për te pritur. Sot u nënshkrua një marrëveshje nga Agjencia Kombëtare e Zonave te mbrojtura dhe Agjencisë se Parqeve dhe Reakreacionit. Qëllimi është qe te dy agjencitë ne bashkëpunim te ruajnë mushkërinë e Tiranës e cila është trashëgimi e vyer për brezat. “Shume shpejt do te kemi nje qender te rehabilituar per publikun. Sot fillojmë një sistem te ri pune. Poshtë janë 1 milion banore qe duan te kenë kënaqësinë te shkojnë diku, këtu i’u ofrohet kënaqësia qe te ofron natyra”, pohoi Zamir Dedej, kreu AKZM.

“Do te këtë aktivitete te kontrolluara, te monitoruara si hipizmi. Do ketë rritje te prezencës ne territor. Do ketë plan menaxhimi dhe sinjalistikë e re. Marrëveshja parashikon mes te tjerave krijimin e tre shtigjeve këmbësore, krijimin e shtigjeve për biçikleta. Tabela te reja sinjalistike, patrullimin me rangersa. Parashikohet mirëmbajtja e flores dhe faunës por edhe hartimi i nje master plani si dhe krijimin e një piste fluturimesh per sportet ajrore”, tha Blendi Gonxhe, kreu i APR-së.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: