Akoma probleme me shëndetin për Albano Carrisi. Artisti ka anuluar koncertet e parashikuara për ditët në vazhdim, për shkak të një edeme në kordën vokale të djathtë.

Një problem me zërin që i është shfaqur edhe disa ditë më parë, ka detyruar Albanon të bëje një vizitë tek mjekët, të cilët i kanë këshilluar të paktën një javë pushim.

Al Bano pati probleme me shëndetin edhe në 19 mars, kur kaloi një ishemi, pas një koncerti në Marche.

Përpara Krishtlindjeve ai gjithashtu bëri një ndërhyrje në zemër, për shkak të disa problemeve që pati. Të premten në 23 qershor Al Bano do të performonte në Slloveni.

Sipas asaj që konfirmon zyra e shtypit të artistit, koncerti është anuluar për ti dhënë mundësi artistit të qetësohet pak.

Organizatoret e kanë dhënë lajmin në një komunikatë për shtyp ku saktësojnë që biletat do të rimbursohen nga karta e kreditit që është përdorur për blerje.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb