Albano dhe Romina Power janë bërë gjyshër për herë të tretë. Ka qenë pikërisht këngëtari italian që ka njoftuar lindjen e vajzës së tretë të Cristel Carriso. 35 vjeçarja, vajza e këngëtarit dhe e Romina Poëer ka sjellë në jetë një vajzë, që e ka quajtur Rio Ines. ‘Vogëlushja gëzon shëndet të plotë së bashku me të ëmën’“ ka shtuar Albano Carrsi në një intervistë televizive.

Cristel dhe bashkëshorti Davor Luksic kanë edhe dy fëmijë Kay Turone dhe Cassia Ylenia.
Carrisi dhe Luksic janë martuar në 2016 dhe i kanë dhënë fëmijëve të tyre emra të rëndësishëm në nderim të gjyshit të babit dhe fëmijës së dytë në nderim të motrës së Cristel që është zhdukur në mënyrë misterioze. Disa ditë më parë, gjatë një edicioni të ‘Scherzi a parte’, vajza e Albanos tregoi në televizion barkun e saj shtatzënë gjatë një kamera të fshehtë organizuar për babain Albano.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shumë e rezervuar si gjithmonë Cristel është njohur me Davor në 2012 në NeW York dhe janë martuar 4 vite më pas në Salerno. Prej kohësh ajo ka zgjedhur ti përkushtohet plotësisht fëmijëve të saj dhe të largohet nga rrjetet sociale duke zgjedhur një privatësi absolute për familjen e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb