ITALI- Edicioni i sivjetshëm i festivalit italian të Sanremos do të mbahet në datat 10-14 shkurt.

Si gjithnjë, një ndër festivalet më jetgjatë, do të mbështetet në traditë kombinuar me rikthime të rëndësishme si ai i Irene Grandit apo Alex Britti-t e Gianluca Grignani-t.

Tashmë është zyrtare se qershia mbi tortë do të jenë në mbrëmjen e parë Al Bano dhe Romina, të cilët vijnë sërish bashkë pas 24 vjetësh.

Romina ka pohuar se ”ishte që në 1991-in që nuk shkonim së bashku në Sanremo. Sa shpejt fluturon koha!”340x255_albano-romina-

“Duhet të isha patjetër në natën e parë”- ka thënë Al Bano.

Ata do të këndojnë një përmbledhje të hiteve të tyre si “Felicita”, “Chi sara” etj. Edhe pse skaleta përfundimtare nuk është vendosur ende.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: