Al Bano, 75 vjeç dhe Romina Power, 67, janë shumë të lumtur nga lajmi që vajza e tyre e tretë Cristel Carrisi pret fëmijën e saj të dytë.

E përjavshmja Gente tregon fotot e 33-vjeçares që njofton shtatzëninë. Cristel dhe bashkëshorti Davor Luksic jetojnë në Zagreb dhe kanë një djalë Kai, që në gusht kur do të lindë motra e tij do të jetë 15 muajsh.
’Do të jetë shumë bukur t’i rrisim së bashku. Prindërit e mi janë shumë të lumtur, sepse gjithmonë kanë dashur shumë nipër e mbesa’, thotë Carrisi.
‘Ishte një surprizë, që erdhi papritur në një fazë të bukur të jetës sime’. Davor dhe unë dëshirojmë një familje të madhe, njësoj si familjet prej nga vijmë-ka thënë Cristel.
Mami (Romina Power) besonte që këtë herë do të ishte një vajzë dhe ishte e sigurt për këtë’. Cristel Carrisi është martuar me Davor Luksic në 13 shtator 2016 dhe që nga ai moment jeton në kryeqytetin kroat, por gjithmonë është e lidhur me prindërit e saj.

‘Janë gjyshër të jashtëzakonshëm dhe të dashur. Mami është e ëmbël dhe shpesh herë preket kur flet për Kai. Babai (Albano) është një gjysh që do ta përshkruaja si pak klasik, sepse punon shumë dhe gjithmonë është në lëvizje. Kur është me Kai i flet, i tregon, këndon me të dhe çdo ditë do ti dërgoj foto dhe filmime për të, që të mos humbë rritjen e tij’, mbyll intervistën Cristel.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb