Në episodin e parë të dokumentarit të ri histriko-politik të “Al Jazzera” për Maqedoninë: “Shumica e rrezikuar”, flitet për historinë e krijimit të Maqedonisë, si pjesë federale e Ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, pastaj me Kushtetutën e vitit 1946 dhe migrimin e dhunshëm tëe myslimanëve (kryesisht shqiptarëve v.j.)

Politikani dhe publicisti Alajdin Demiri flet për situatën e atëhershme në rajon dhe botë, për formimin e Maqedonisë dhe autoriteteve komuniste. Demiri është i mendimit se me ardhjen e komunistëve në pushtet, fillon edhe pastrimi i madh i shqiptarëve, me anë të së cilës ata edhe u eliminuan nga jeta politike.

Ish-politikani dhe historiani prof.dr.Vlado Popovski flet për themelimin e ASNOM-a pjesëmarrjen në punime e kësaj mbledhjeje, në mesin e të cilëve kishte shqiptarë, turq dhe pakica tjera që jetonin në Maqedoni.

Historiani dhe arkivisti dr.Qerim LITA, flet për pozitën e shqiptarëve atekohë në Maqedoni. Dokumentet nga Arkivi flasin për bashkëpunimin e atëhershëm të autoriteteve komuniste të Shqipërisë me autoritetet e Jugosllavisë, më saktësisht me autoritetet komuniste të Maqedonisë. Dr.Lita rrefen për masakra dhe vrasjet ndaj shqiptarëve, të cilat i kishin realizuar komunistët. Ai po ashtu flet edhe për padrejtësitë e medha që iu ishin bërë shqiptarëve me miratimin e Kushtetutës të vitit 1946./zhurnal/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb