Koha shtrëngon për Skriniar, Inter dhe PSG. Palët janë përfshirë në negociata, përplasje dhe miliona në tavolinë këtë periudhë, por sot është dita finale. Skriniar nuk është më kapiten i Inter, qëndron apo jo, ai e ka humbur këtë status, ndërsa Inzaghi ka vendosur ta grumbulloj për sfidën kundër Atalanta-s në mbrëmje.

Në Francë besojnë se Skriniar të mërkurën do të jetë lojtari i ri i PSG, kjo pasi në skenë ka zbritur vetë sheiku Al Khelaifi. Bosi i PSG pritet të zbarkojë në Milano këtë të martë për të mbyllur transferimin e Skriniar.

Lequipe
Lequipe

PSG nuk po kalon një moment të mirë, trajneri Galtier ka bërë thirrje për përforcime, për këtë arsye Al Khelaifi është gati të bëj një sforco të vogël ekonomike. Pasi Inter refuzoi ofertën prej 10 milionë euro, sheiku zbarkon sot në Milano me një ofertë të re, 15 milionë euro kesh, plus 5 të tjera në formë bonusesh.

Milan Skriniar Inter Milan Supercup
Milan Skriniar Inter Milan Supercup

Kjo ofertë është e përtashme, madje i shkon përshtat Inter pasi po arrijnë t’i marrin 20 milionë euro një lojtari që në fund të sezonit do të largohej falas. Në rast se kjo marrëveshje finalizohet, Inter ka gati kartën Demiral për të zëvendësuar Skriniar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb