Al Nassr ka kaluar fazën çerekfinale të Kupës së Arabisë Saudite. Skuadra ku luan Cristiano Ronaldo mundi 3-1 Abha, në ndeshjen e mbajtur në MRSOOL Park (Riyadh).

Ylli portugez, edhe pse ishte në fushë, nuk ishte protagonist, pasi nuk realizoi dot gol, apo edhe nuk asistoi dot. Brenda 20 minutash, ekipi i Rudi Garcias do “tundtte rrjetën” 2 herë me Al Najei dhe Al Khaibari. Goli i Maran do siguronte suksesin e Al Nassr, ndërsa për mysafirët do kishte gol nderi nga Adam A. Në fazën tjetër të Kupës, Ronaldo me shokë kanë në program një ndeshje të lehtë në letër, Al Wehda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: