Cristiano Ronaldo mund të kishte veshur një fanellë ndryshe nga ajo e Al-Nassr, klubit të cilit sapo i është bashkuar. Lajmi është i bujshëm, ylli portugez, në fakt, ishte afër rivalëve të drejtpërdrejtë të klubit të tij aktual, Al-Hilal, por marrëveshja u  prish për shkak të ndalimit të transferimeve, një embargoje pas rinovimit të Mohammed Kanno, pavarësisht akordit të tij me Al -Nassr.

Prandaj, transferimi mbeti thjeshtë një tentativë e dështuar, e më pas Al-Nassr veproi për të rrëmbyer shërbimet e Ronaldos.

CR7, pasi përfundoi aventurën e tij te Manchester United, nënshkroi një kontratë me vlerë 175 milionë paund në vit, e cila e bindi të nënshkruante me klubin e tij të ri. Qëllimi i tij ishte të përfundonte karrierën në Evropë, por pasi eksploroi tregun në ligat kryesore ai vendosi të transferohej në Arabi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: