I vjetër dhe dorështrënguar. Është ky motivi për të cilën Meital Dohan, 40-vjeçarja artiste, ka lënë aktorin 78 vjeçar Al Pacino. Në një intervistë për revistën izraelite La’Isha, ajo ka shpjeguar: ‘Eshtë shumë e vështirë të rrish me një mashkull kaq të vjetër, edhe nëse bëhet fjalë për Al Pacino.

Diferenca në moshë është e vështirë për t’u duruar. Ekzistojnë shtirje të kota në emër të dashurisë”. Dhe në lidhje me yllin milioner ajo zbulon: ’Gjatë lidhjes sonë më ka blerë vetëm lule. Është një mënyrë e edukuar për të thënë që nuk dua të shpenzoj para. U përpoqa që lidhja jonë të funksiononte por është pikërisht ai që sillet si i moshuar! Nuk bënte asgjë për t’u dukur më i ri, të paktën për hir të dashurisë time dhe prandaj mbaroi’, ka thënë artistja izraelite për revistën.

Të dy u njohën në verën e 2018 dhe në natën e Oscar 2020 aktori u prezantua vetëm, një shenjë kjo që diçka nuk shkonte. Dohan konfirmon kështu fundin e lidhjes së tyre, por nuk e mohon: ‘Jemi zënë dhe e lashë, por sigurisht e dua dhe e vlerësoj shumë dhe isha e lumtur që isha për të kur ai kishte nevojë për mua. Është një nder për mua, jam e kënaqur që kam pasur këtë lidhje me të dhe shpresoj të mbetemi miq të mirë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb