David Alaba duket se do ta lërë këtë verë Bajernin e Mynihun. Mbrojtësi austriak, që të gjithë karrierën e tij e ka kaluar me fanellën e kampionëve të Gjermanisë, kërkon një tjetër aventurë dhe zëra merkatoje rreth tij ka pasur shumë këto ditë.

27-vjeçari kishte përfunduar në shënjestrën e Mançester Sitit, por mbrojtësi i majtë nuk ka ndërmend të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Pep Guadiolën. Ai preferon më shumë një aventurë në Spanjë ku do të transferohej me dëshirë te një mes Real Madridit apo Barcelonës, raporton “Sports Mole”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb