Në moshën 82-vjeçare dhe pas një karriere të jashtëzakonshme, Alain Delon ka vendosur të ndalet: “Nuk do të bëj më filma”.

Lajmin e ka dhënë vetë aktori, protagonist i “Il Gattopardo” dhe “Rocco dhe vëllezërit e tij”, i cili është intervistuar nga Le Monde.
Delon shpjegon se i vjen keq vetëm për një gje: Që nuk ka luajtur kurrë në një film të drejtuar nga një grua”.

Ai ka qenë protagonist në 80 filma disa prej tyre me regjisorët më të mëdhenj në botë nga Visconti tek Antonioni, nga Melville tek Losey. “Kam pasur një karrierë të jashtëzakonshme sa që nuk dua më të bëj filma.

“Regjisorët me të cilët do të doja të xhiroja kanë vdekur ju betohem, sot nuk shoh më dike që mund të bëj një film për mua”, shton aktori i famshëm francez.

Por përpara se të ikë Delon ka ndërmend të recitojë në një pjesë që titullohet
“Le Crepuscule d’un fauve” të Jeanne Fontaine.

Ndërsa kur bëhet fjalë për keqardhje atij i vjen keq për figurën femërore.
Ajo që ai ka pishman në jetë është që i ka munguar një femër regjisore. Aktori pranon që është bërë aktor falë një gruaje.
“Ishin pikërisht femrat që më deshën, që më bën aktor, që më dhanë gjithçka, femra të cilat u dashuruan me mua.
Ishin minimumi 6 apo 7 vite më të mëdha se unë. Dhe atëherë në sytë e këtyre femrave, unë shihja që isha më i bukuri, më i madhi, më i forti dhe kështu u bëra aktor”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: