Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se një alarm i madh duhet të ngrihet në vend.

Shehu thekson se prej ditësh, Shqipëria shënon nivelet më të larta të infeksioneve me Covid-19 në Europë. Ai shton se përgjegjëse për situatën është qeveria.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Tritan Shehu:

Alarm, alarm, alarm!

Prej ditesh Shqiperia ne nivet me te larta te infeksioneve Covid ne Europe!

Dhe kjo Qeveri ben te pa diturin, ndersa gjendja vetem perkeqesohet.

Sot Shqiperia regjistroi 876 raste te reja, ose 313 per 1 milion banore.

Greqia regjistron 484 te tilla ose 35 per 1 milion banore.

Italia shenon 11252 ose 180 per 1 milion banore.

Shqiperia, persa zyrtarizohet, shenon 11 humbje jete ose 3,9 per 1 milion banore.

Greqia shenon 17 te tille ose 1,2 per 1 milin banore.

Italia kishte sot 237 humbje jete ose 3,6 per 1 milion banore.

Megjithese pozitiviteti i testimeve ne ato vende eshte nen 4% me nje numer shume here me te larte te tyre se ato qe realizohen tek ne, aty ka nje shqetesim te larte e po merren masa komplekse per te kontrolluar gjendjen e mos lejuar perkeqesimin e saj.

Ne vendin tone pozitiviteti edhe i atyre pak testimeve, jashte cdo metodike profesionale ato, qendron tejet i larte, reth 25%, nje sinjal shume i rrezikshem ky per sot e perspektiven, qe ne vehte vete duhej te perbente shkak per alarm te larte, masa te gjera, energjike e komplekse.

Ndersa Kryeministri i Shqiperise, qe me keq menaxhimin e tij eshte pergjegjes per kete gjendje katastrofale, vazhdon te qendroje jashte realitetit “pa goje, pa vesh e pa sy”, duke e lene kete epidemi jashte cdo kontrolli, me pasoja shume te renda kjo per shendetin e qytetareve, jetet e tyre, ekonomine.

Po u vazhdua keshtu javet qe vijne do te jene edhe me te renda.

Fatkeqesisht une nuk konstatoj asnje sinjal per optimizem nga kjo Qeveri, qe do te vazhdoje keshtu te krijoje vetem te keqe, deri me 25 Prill.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb