Ndaj Skënderbeut, Partizani humbi jo vetëm 3 pikët por dhe 2 titullarë të tjerë duke e dërguar në 4 numrin e mungesave për ndeshjen e radhës, atë kundër Kukësit. Sormani duhet të bëjë llogaritë pa Bruno Telushin, i cili ka plotësoi numrin e kartonëve dhe pa Rron Brojën i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Bruno Telushi1
Bruno Telushi1

Listës së mungesave i shtohet edhe braziliani Melo dhe mbrojtësi Boldor, dy lojtarë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 5 ndeshje pezullim pas sherrit të ndodhur në sfidën kundër Teutës. Kjo situatë e rëndon edhe më shumë ambientin në shtëpinë e kuqe përpara një ndeshje shumë delikate si ajo kundër Kukësit në stadiumin e ri kombëtar, një ndeshje që nuk duhet humbur për të qëndruar në garë për titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb