Në Barcelonë, të gjithë tifozët e ekipit blaugrana janë në ankth dhe kanë të drejtë. Ylli argjentinas, Leo Mesi, mund të mos jetë i gatshëm për përballjen kundër Real Madridit, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e “Kupës së Mbretit”.

Mesi pësoi një dëmtim ndaj Valencias, një shqetësim muskular, që mund ta detyrojë asin e futbollit botëror të humbasë një tjetër sfidë ndaj rivalëve të përjetshëm pas asaj në kampionat.

Mesi është stërvitur me ekipin, por trajneri Valverde mund të vendosë ta lërë në stol, pasi nuk kërkon të rrezkojë një përshkallëzim të situatës. Sfida e parë ndaj Realit do të luhet të mërkurën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: