DANIMARKE – Shënohet një rast i virusit të tmerrshëm “Zika” në Europë, kësaj herë në Danimarkë. Një turist danez ka rezultuar pozitiv ndaj këtij virusi, që shkakton deformime tek të porsalindurit.

Pacienti dyshohet të jetë prekur nga virusi, ndërsa udhëtonte nëpër Amerikën Jugore dhe Qendrore, ku virusi “Zika” po përhapet me shpejtësi. Ai po trajtohet në spitalin universitar në Aarhus, qyteti i dytë më i madh i Danimarkës.

Pacienti mbërriti në Departamentin e Sëmundjeve Infektive me simptoma të gripit, përfshirë ethe, dhimbje koke por analizat më vonë zbuluan se pacienti ishte infektuar me virusin “Zika”. Rasti i ri në Danimarkë vjen pas atyre në Itali, Spanjë, Britani e Madhe dhe Zvicër.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: