Një shkollë është mbyllur në Hamburg, pasi qytetarët kanë parë një person të armatosur aty pranë.

Sipas mediave të huaja, Policia e Hamburgut është duke ruajtur shkollën Otoo Han si dhe ka ngritur pika kontrolli në disa vende të qytetit me qëllim kapjen e njeriut të armatosur.

“Nuk është e qartë nëse personi i armatosur i vëzhguar ka hyrë në ndërtesë apo thjesht ka ecur ‘në drejtim të ndërtesës së shkollës’ dhe më pas ndoshta ka kaluar shkollën”, ka thënë policia.

Tensionet po rriten në Gjermani pasi një person i armatosur hyri në një ndërtesë universiteti në Heidelberg më 24 janar dhe qëlloi një person duke e vrarë dhe plagosur tre të tjerë përpara se t’ia kthente armën vetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb