ATHINË

Dy mutacione të reja të koronavirusit që u zbuluan në Atikë kanë shkaktuar alarm në vendin fqinj.

Sipas OPEN, dy mutantët e rinj u identifikuan nga Instituti për Kërkime Biomjekësore të Akademisë së Athinës.

Të dy rastet janë variante të llojeve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit.

Mutacionet e shoqëruara me raste në Afrikën e Jugut dhe Brazil janë më shqetësuese për shkencëtarët, pasi duket se e bëjnë virusin më rezistent ndaj vaksinës.

Greqia është një vend ballkanik, që ka njohur shumë raste vdekjeje dhe rastesh nga koronavirusi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: