Mbërritja në Kolumbi në ditët e fundit e pesë kolumbianëve pozitiv me Covid-19, pasi kanë udhëtuar me avion nga Spanja, Meksika dhe Peruja ka alarmuar autoritetet e Bogotas, që kanë hapur një hetim për të gjetur përgjegjësit si nga kompania ajrore ashtu dhe nga vetë pasagjerët.

Drejtori i ‘Migración Colombia’, Juan Francisco Espinosa, ka konfirmuar që organizmi i tij dhe Autoriteti i Aviacionit civil kolumbian po hetojnë që si është e mundur që kompanitë ajrore kanë lejuar hyrjen në bord të të infektuarve, duke ditur masat e rrepta ekzistuese në Kolumbi, që ndalojnë hyrjen në Vend të personave jo negativ me testin e Covid-19.

Në bazë të masave, kompanitë ajrore janë të ekspozuara ndaj ndëshkimeve financiare prej 4000 dollarë për çdo pasagjer që rezulton pozitiv me Covid-19. Ndër të tjera organizmi i emigrimit ka transferuar dosjet e pesë rasteve në prokurori, në mënyrë që të mund të përcaktohet nëse është e përshtatshme të hapet procedura penale kundër transportuesve dhe vetë pasagjerëve të cilët, të vetëdijshëm për infeksionin, kanë vendosur të hipin në aeroplanë për t’u kthyer në Kolumbi.

Pas mbërritjes së të infektuarve në aeroportin El Dorado të Bogotà, autoritetet kanë vendosur karantinën për të infektuarit si dhe për personat e ulur pranë tyre. Të gjithë kanë bërë testet për të verifikuar prezencën ose jo të Covid-19.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb