Policia lokale ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshal Tito” në Tivar të Malit të Zi, për shkak të kërcënimit të një personi se do të shpërthejë një eksploziv.

Sipas mediave lokale, Drejtoria e Policisë ka thënë se ai person kishte ngjitur paraprakisht në një filial të bankës mbishkrimin “Kthejini paratë që i keni vjedhur punëtorëve të Primorkës”.

Ndërkohë, në Qendrën Operative të Komunikimit të Drejtorisë së Policisë kanë konfirmuar për “Vijesti” se janë njoftuar se një person kërcënonte se do të aktivizonte një mjet shpërthyes.

Si pasojë, është evakuuar ndërtesa ku ndodhet dega dhe një pjesë e rrugës dhe aty gjenden edhe ekipi i zjarrfikësve.

Burri, i cili u prezantua si Edin Begziç, paraprakisht ka dërguar një video nga YouTube, në të cilën i bën thirrje kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, si dhe kryetarit të Kuvendit, të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës me bankën, duke pretenduar për dëme miliona dollarëshe.

Madje, siç thuhet më tej, burri në video tregon disa nga pajisjet e improvizuara që ai pretendon se janë shpërthyese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb