Alarm për luftë në Detin Mesdhe. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të përshkallëzohen. Navtex i ri i Oruc Reis u lëshua mbrëmjen e së mërkurës vonë nga Turqia, duke ngritur një zonë hetimi në 24 pika, ndërsa bëri thirrje gjithashtu për çmilitarizimin e zonës së Psaras.

Greqia dha një përgjigje të menjëhershme. Ajo nxori një anti-Navtex nga stacioni i shërbimit hidrografik i Marinës në Heraklion pas anijes së nxjerrë nga stacioni i Antalias për hulumtimin e Oruc Reis në një zonë brenda shelfit kontinental grek, midis Rodos dhe Kastellorizo.

Pala greke thekson se Turqia po bën një aktivitet të paautorizuar dhe të paligjshëm sepse zona që shtrihet mbivendoset në shelfin kontinental grek.

Greqia gjithashtu nënvizon se stacioni i shërbimit hidrografik të Marinës në Heraklion ka juridiksionin për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb