Dy zarfe që përmbanin një substancë të dyshimtë janë gjetur në një objekt të postës së Pentagonit dhe i janë dërguar për analiza FBI-së, thonë zyrtarët e cituar nga mediat amerikane.

Pentagoni tha të martën se kishte marrë pako që dyshohet se përmbanin helmin vdekjeprurës ricinë, duke përfshirë një zarf që një zyrtar tha se i drejtohej Sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis.

Pentagoni tha në një deklaratë se e kishte vënë në karantinë objektin e shpërndarjes së postës dhe se FBI-ja po analizon zarfet.

Zyrtarët thanë se zarfet fillimisht rezultuan pozitivisht për ricinë pasi u zbuluan nga policia e Pentagonit të hënën në një objekt postar.

Objekti ndodhet në kompleksin e Pentagonit, por jo në ndërtesën kryesore.
Ricina mund të shkaktojë vdekjen brenda 36-72 orësh nga ekspozimi ndaj një sasie mjaft të vogël, sa një majë gjilpëre. Kundër ricinës nuk ekziston ndonjë antidotë e njohur.

Houston Fire
Houston Fire

Sipas Departamentit të zjarrfikësve në Houston, dy persona u dërguan në spital pasi duket se ishin ekspozuar ndaj një substance pluhuri të bardhë në një zyrë në 3200 SW Fwy. Kati 9 i Kullës së Feniksit është evakuuar pasi është duke u punuar për të përcaktuar natyrën e substancës.

Ricin është një përbërës shumë toksik që nxirret nga kastori dhe është përdorur në komplote terroriste. Mund të përdoret në pluhur, peletë, sprai ose formë acidi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb