Policia e Kosovës ka bllokuar qarkullimin afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës pasi dyshohet për lëndë eksplozive.

Policia sot në orët e para të mëngjesit është parë afër ndërtesës së Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës ku janë vendos shirita të sigurisë dhe është ndaluar qarkullimi i automjeteve. Burimet bënë me dije se në mjet ndodhej një person i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrfikësit. Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës tha se njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.

“Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb