Stuhia subtropikale “Alberto” sjell gjendjen e emergjencës në Alabama, Floridaas dhe Misisipi pasi stuhia ka filluar të drejtohet në veri përmes gjirit të Meksikës.

Një urdhër evakuimi ka ardhur për banorët e Floridas ndërkohë që gjithë vendi është vendosur në gatishmëri për stuhinë subtropikale të quajtur “Alberto”. Stuhia pritet të godasë Floridën më datë 1 qershor dhe konsiderohet si një nga stuhitë më të frikshme qe do të sjellë shi dhe erë të fortë në 100km/h (65mph) në të gjithë shtetet jugore sipas Qendrës Kombëtare të Uraganit në Shtetet e Bashkuara.

Stuhia “Alberto” është drejtuar në veri përmes Gjirit të Meksikës, dhe pritet të sjellë me vete shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe një rrezik të lartë për jetën. Në Kubë pritet që shiu të jetë 15 mm, ndërsa në Florida pritet të jetë 10 mm sipas Qendrës Kombëtare të Stuhive.

Qeveria e Alabamas shpalli gjendje emergjente për 40 qytete duke filluar që në mëngjesin e ditës së diel. Shtetet e paralajmëruara kanë marrë masa paraprake për të parandaluar sado pak çdo dëmtim të mundshëm.

(e.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb