MAQEDONI- Presidenti i Maqedonisë, Grorge Ivanov ka alarmuar se dhjetëra persona që kanë marrë pjesë në luftimet në Siri janë kthyer dhe aktualisht gjenden në territorin e Republikës së Maqedonisë.

këto informata, Presidenti Ivanov i dha gjatë një takimi me gazetarë.

Ai tha se si pjesëtarë në luftimet në Siri nga Maqedonia kanë shkuar 110 persona, 25 janë vrarë, ndërsa shumica e pjesës tjetër janë rikthyer këto ditë dhe ndodhen në vend.

Presidenti tha se këto persona kanë shfrytëzuar korridorin e njëjtë me refugjatët.

Ditëve të fundit në Shkup shihen patrullime të shpeshtuara të policëve të armatosur e me jelekë antiplumb.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: