Një alarm për bombë ka shtyrë ndeshjen e Premier Ligës mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthit. Fillimisht, ndeshja e vlefshme për Javën e fundit në Angli u shty për 45 minuta, por më pas zyrtarët vendosën që takimi të mos fillonte.

Shkak për shtyrjen e ndeshjes u bë një pako e dyshimtë në stadiumin ‘Old Traford”. Ndeshjet e tjera të Premier Ligës vijuan në orarin normal (16:00), ndërsa për takimin mes Mançester Junajtid dhe Bornmëthi do të merret një vendim në orët e ardhshme se në cilën datë do të luhet.

Ndeshja e së dielës kishte një rëndësi të veçantë për Junajdit, pasi ekipi luan për zonës e Champions­it dhe pretendon të kapë vendin e katërt që mbahet nga Mançester Siti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: