GJERMANI– Një alarm sigurie është dhënë sot paradite në aeroportin ndërkombëtar të Këlnit në Gjermani. Autoritetet kanë udhëzuar pasagjerët që të anulojnë fluturimet për shkak të një alarmi sigurie. Nuk dihen ende detaje të sakta rreth kësaj ngjarje, ndërkohë që një helikopter policie po patrullon mbi aeroport.

Dyshimet janë se një grua kishte hyre ne terminal pa u kontrolluar. Autoritetet mbyllën terminalin A dhe B të aeroportit dhe më pas nisën kontrollet.

Këto terminale u hapën sërish më vonë, megjithatë disa fluturime u shtynë dhe të tjera u anuluan.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: