Një shpërthim i mundshëm në aeroportin “Landvetter” të Suedisë raportohet nga një media lokale. Ndërkohë raportime të tjera thonë se një skuadër anti-eksploziv e policisë po punon në zonë dhe se dy çanta të dyshimta janë gjetur në aeroport.

Alarmi për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm dhe policia menjëherë është vënë në gatishmëri duke vendosur trupa në zonat më të dyshuara.

Disa orë më vonë, dy çanta plastike të dyshimta janë gjetur në sallën e brendshme, e cila menjëherë u boshatis dhe u rrethua nga policia. Sipas Forex Live, bëhet fjalë për një shpërthim të kontrolluar të dy çantave të dyshimta, që është kryer nga autoritetet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: