FRANCË

Një alarm për bombë është sinjalizuar në një avion të Air France. Avioni vinte nga Nxhamena e Çadit për në Paris.

Avioni me pasagjerë dyshohej se kishte një pajisje shpërthyese në bord dhe u shoqërua deri në aeroportin ‘Sharl dë Gol’ nga Forca Ajrore e Francës.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin ka deklaruar se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb