Teksa nga çasti në çast pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë.

Stafi i këtij institucioni është evakuar pasi ka një alarm për bombë.  Lajmi bëhet  i ditur nga CNN teksa thuhet se janë shtuar forcat e Gardës Kombëtare.

Ky alarm ndodh pikërisht vetëm pak metra larg godinës Capitol, para së cilët sot betohet Biden si President i SHBA. Pavarësisht se ka një shtim të forcave të sigurisë sot për të shmangur një skenar si ‘6 janari’, duket se nuk mungojnë kërcënimet.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb