BELGJIKE- Një alarm për bombë ka tronditur sot institucionet e BE-së në Bruksel. Sipas një lajmi të konfirmuar nga televizioni belg “Rtbf”, një makinë e dyshimtë është parkuar në zonë.

Policia belge ka filluar aksionin antiterrorist në vendngjarje, si dhe hetimet lidhur me këtë alarm.

Ndërkaq, policia po vijon aksionet për kapjen e terroristëve të cilët tronditën Francën dhe mbarë botën tre ditë më parë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: