LONDER-Alarm për bombë në stacionin e trenit Charing Cross në Londër. Mediat e huaja raportojnë se një person i ulur në binar pohoi se kishte një bombë. Kaq mjaftoi që autoritetet të viheshin në lëvizje.

Ngjarja në fjalë shkaktoi panik tek udhëtarët, ndërsa forca policore bllokuan zonën.

Pas ndërhyrjes së policisë personi në fjalë u arrestua, ndërkohë që nuk dihet se kur do të rihapet stacioni.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: