BEOGRAD- Për shkak të paralajmërimit se në

Godina e Pallatit të Drejtësisë në Beograd u evakuua paraditen e sotme pas paralajmërimit se aty ndodhej një bombë. Pas kësaj shërbimet e specializuara nisën të kryejnë kontrollet për vërtetësinë e këtij informacioni.

Sipas “Anadollu Agency”, pak para orës 10:00, në Ministrinë e Punëve të Brendshme arriti një alarm se në Pallatin e Drejtësisë ka një bombë. Në këtë ndërtesë ndodhet Gjykata e Parë, e Dytë dhe Gjykata e Lartë në Beograd, si dhe prokuroritë.

Ndërkohë shpesh janë dhënë alarme të rremë, në të shumtën e rasteve nga ata që dëshironin të shtyjnë gjykimet. Me ashpërsimin e ligjit penal për alarme të rremë, këto raste janë zvogëluar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb