ANGLI – Një pako e dyshimtë në një ndërtesë në qendër të Liverpulit, ka vënë në alarm autoritetet angleze. Mediat bëjnë të ditur se policia ka evakuuar të gjithë banorët në zonën përreth godinës, ku u konstatua pakoja e dyshimtë, pasi dyshohet se është e mbushur me eksploziv.

Pakoja e dyshimtë u gjet në një zyrë, në katin e pestë të një ndërtesë. Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ekspertët po punojnë për të zbuluar çfarë ka realisht brenda pakos.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: