Shqetësim i madh për futbollistin argjentinas Emiliano Sala. Aeroplani me të cilin fluturonte sulmuesi argjentinas me origjinë italiane i Cardiff City u zhduk nga radari ndërsa po udhëtonte nga Nantes drejt kryeqytetit të Uellsit.

Sipas policisë franceze, lidhjet mes radarit dhe avionit u ndërprenë ndërsa aeroplani fluturonte mbi Kanalin Anglez pranë farit të Casquets. Në bordin e Piper Malibu dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti. Një operacion i madh kërkimi është duke u zhvilluar për avionin e lehtë, në Alderney në Ishujt Channel.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia e Guernsey zbuloi se Piper Malibu, një aeroplan vetëm me një motor që mund të mbajë pesë pasagjerë, është zhdukur që nga ora 20:30 të hënën në mbrëmje. Dhe tani policia franceze i ka thënë AFP se ata besojnë se sulmuesi argjentinas ishte në bord.

Aeroporti i Cardiff konfirmoi se avioni do të mbërrinte nga Nantes por një zëdhënëse tha se nuk kishte detaje të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb