Ministri i Financave në Britaninë e Madhe, George Osborne, ngriti alarmin se bota është sot më e kërcënuar se kurrë nga disa lloje bakteresh më të rrezikshme se kanceri që u rezistojnë edhe antibiotikëve.

‘Duhet një aksion global, në të kundërt rezistenca e baktereve nga antibiotikët do të bëhet një kërcënim edhe më i madh se kanceri’, tha Obsorne.

Sipas studimeve të fundit, rreth 10 milionë njerëz në vit vdesin në nivel global nga këto baktere. Ky trend do të vazhdojë deri në vitin 2050, duke kaluar edhe shifrat e atyre që vdesin nga kanceri.

Ministri  do të flasë në takimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington, duke theksuar edhe koston e madhe ekonomike në lidhje me këtë emergjencë. Deri i në vitin 2050, rezistenca anti-mikrobial mund të zvogëlojë GDP globale deri në 3.5%, që kap një kosto totale prej 100 trillion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb