Mesfushori francez i Mançester Junajtid, Pol Pogba nuk është paraqitur të premten në stërvitjen e “Djajve të kuq” dhe Murinjo ka filluar të shqetësohet për gjendjen e 25-vjeçarit. Sipas asaj që qarkullon në kampin e ‘Djajëve të kuq’ francezi ka pësuar një dëmtim misterioz.

Ai është në dyshim të madh për ndeshjen ndaj Sitit të dielën. Por mediat britanike insistojnë se ka diçka shumë më të madhe se ajo çfarë paraqitet para tyre nga Murinjo dhe Pogba. Flitet gjithashtu se Murinjo nuk ka ndërmend ta lërë të lirë mesfushorin francez, çka ka detyruar këtë të fundit të mos paraqitet në seancën stërvitore.

Pogba, ka lënë të kuptohej se e dëshiron një rikthim në Torino dhe sipas Murinjos, mesfushori po bën gjithçka që t’i prishë punët me klubin dhe të largohet në janar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb