Dëmtimet vijojnë të përndjekin lojtarët në këtë Botëror, i radhës që dorëzohet është Leroy Sane. Sulmuesi i Bayern Munich nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Gjermanisë. Sane vuan nga një shqetësim në gju, bëri me dije Federata Gjermane pa dhënë më shumë detaje.

Ylli i 4 herë kampionëve të botës humbet në këtë mënyrë ndeshjen e parë kundër Japonisë të mërkurën në orën 14:00. 25 lojtarët e tjerë janë të gjithë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick, të gjithë kanë zhvilluar rregullisht seancën e fundit stërvitore.

Sane
Sane

Pavarësisht dëmtimit të Sane, të gjithë në radhët e përfaqësueses gjermane shpresojnë që blloku i Bayern të bëjë diferencën në këtë Botëror, i këtij mendimi është edhe Gnabry: “Kam shumë besim te Flick, njihemi prej dy vitesh. Ai e di që unë preferoj të luaj pas sulmuesve. Në përfaqësuese jemi së bashku prej kohësh, sigurisht që blloku i Bayern ka rëndësi, por të gjithë lojtarët që janë këtu kanë kontributin e tyre”, u shpreh Gnabry.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb