Juventus mbetet në ankth për gjendjen e Paulo Dybala, i grumbulluar me përfaqësuesen Argjentinase. Pas humbi ndeshjen kundër Ekuador, sulmuesi nuk do të udhëtoj me ekipin as në Bolivi, në ndeshjen e radhës të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Dybala vuan nga një problem në stomak , fakt të cilin e ka bërë publik vetë përfaqësuesja në një postim në Twitter: “Dybala nuk është në kushtet ideale”, saktëson stafi argjentinas.

Dybala Ronaldo
Dybala Ronaldo

Në këtë pikë numri 10 i “Zonjës së Vjetër” mund të përshpejtoj rikthimin e tij në Torino për të provuar për të qenë gati për sfidën e së shtunës në Serie A kundër Cronte. Dybala vijon të shtyj debutimin e tij në këtë sezon të Serie A, ndaj Romës qëndroi në stol për 90 minuta ndërsa Pirlo e grumbulloi edhe për sfidën kundër Napolit e cila nuk u zhvillua për shkak të situatës që solli COVID-19. Hera e fundit që Dybala zbriti në fushë ishte ajo kundër Lion në Champions League, Sarri e aktivizoj dhe pse vuante një dëmtim në kofshën e majtë, qëndroi në fushë për 13 minuta për të dalë sërish.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: