Alarmi i FBI-së, për shënjestrat në Itali solli reagime të menjëhershme të autoriteteve italiane. Masat e sigurisë janë forcuar. Në Milano, sheshi “Duomo” dhe “La Scala” janë marrë në dorë nga ushtrua. Edhe në Romë, alarmi është shumë i lartë por prefekti Gabrielli iu apelon qytetarëve të ecin përpara.

Plani i sigurisë parashikon një prezencë të vazhdueshme të ushtarakëve dhe forcave të rendit në rrugë.

Ndërkohë në Bergamo, dy sirianë janë arrestuar në aeroport, pasi në telefonët e tyre kishte foto të luftës dhe të ISIS. Dy të dyshuarit u ndaluan ndërsa do të merrnin avionin për në Maltë. Dyshime ngjallën edhe pasaportat e tyre, një austriak dhe tjetri norvegjez. Policia verifikoi që të dy personat nuk ishin nga asnjë prej këtyre vendeve, por sirianë dhe që flisnin vetëm arabisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: