SHBA- Krerët e FBI-së kanë informuar presidentin amerikan, Barack Obama për kërcënime mbi sulme terroriste të mundshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në shënjestër gjatë këtyre ditëve do të jenë 3 qytetet kryesore amerikane: New York, Los Angeles dhe Washington.

Sipas CNN, e cila i referohet burimeve të FBI-së, nuk është konfirmuar që kërcënimet vijnë nga jashtë dhe që janë nga i njëjti vend.

Do të jenë të paktën 6 mijë policë të pozicionuar në Times Square për festimet e fundvitit. Policia e New Yorkut dhe FBI-ja kanë publikuar detajet e planit për mbrojtjen e New Yorkut nga sulmet terroriste.

Disa postblloqe janë krijuar për mbrojtjen e më shumë se 1 milion njerëzve, të cilët do të pushtojnë zonën njujorkeze për festimet e fundvitit.  “Do të jetë qyteti më i sigurt në botë”, tha James Waters, kreu i operacioneve kundër terrorizmit.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb