Mjekja kirurge, Lida Shosha, ngriti alarmin për largimin e bluzave të bardha, jo vetëm mjekët, por gjithnjë e më shumë edhe infermierët.

Në tryezën e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me profesionistët e shëndetësisë, Shosha tregoi se nga spitali ku ajo punon aktualisht brenda 1 jave janë larguar nga Shqipëria 70 infermierë.

“Jam kirurge e përgjithshme. Prej më shumn se çerekshekulli kam shërbyer në spitalin e Traumës dhe së fundmi jam në një spital privat. Prej vitesh kemi parë se si sistemi shëndetësor dhe se si armata e shquar e mjekëve është përpjekurt me mish dhe shpirt t’;i gjendet popullit në ditët e tij më të vështira, t’i gjendet qytetarit në sfidat e mëdha që ka kaluar ky tranzicion i zgjatur.

Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë, por mendoj që armata mjekësore ka qenë stoike. Ku jemi sot? Sot jemi përballë sfidave të jashtëzakonzhme të cilat do të kenë një kosto drastike në shëndetin e popullatës dhe kjo ka të bëjë me situatën aktuale të sistemit shëndetësor dhe largimin masiv të bluzave të bardha dhe jo vetëm të mjekëve, por edhe të infermierëve, teknicienëve, kanë ikur edhe staf të administratës nga spitalet.

Brenda 1 jave, nga spitali ku unë punoj u larguan 70 infermierë brenda një jave. Kjo është dramë. Megjithatë, shpeshherë e kam ngritur zërin dhe kam folur për problematikat e sistemit shëndetësor. As e ka vënë kush ujin në zjarr. Jemi baltosur, kanë hedhur topa balte ndaj nesh”, tha mjekja Shosha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb