“Bota po pushtohet nga ksenofobia, racizmi dhe intoleranca dhe të drejtat njerëzore po humbasin terren në nivel global”, është ky alarmi i lançuar nga sekretari i OKB-së, Antonio Guterres në Këshillin për të drejtat njerëzore në Gjenevë. Guterres kujton edhe vrasjet në tre vitet e fundit , ku më shumë se 1000 gazetarë dhe aktivistë për të drejtat njerëzore kanë humbur jetën.

Antonio Gutierres
Antonio Gutierres

“Urrejta po spostohet në nivelin kryesore, në demokraci apo në sisteme autoritare”, është shprehur Guterres duke nxitur një strategji globale për të luftuar urrejtjen.

Një plagë që ka helmuar edhe debatin rreth sfidave kryesore si emigracioni. Franca dhe Gjermania javët e fundit kanë ngritur vëmendjen në veçanti rreth antisemitizmit. Megjithatë, shton Gueterres “ kemi parë si debati rreth lëvizjes së njerëzve, për shembull, ështe helmuar me rrëfime të rrema që lidh refugjatët dhe emigrantët me terrorizmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: