Cdo ditë në botë, 7000 fëmijë nën pesë vjeç, vdesin për shkaqe që lidhen me kequshqyerjen.

Alarmin e ka dhënë një raport i Save the Children që ka lancuar fushatën globale me titullin ‘deri në fund për fëmijët’, me objektivin për të ulur varfërinë në vendet shumë të varfra apo në vendet në konflikte lufte, ku fëmijët vazhdojnë të jenë të privuar nga ushqimi i mire, uji i pastër dhe kurimet mjekësore, duke humbur kështu të drejtat themelore të një fëmijërie normale.

Fushatat e OJQ-ve kanë si qëllim të shpëtojnë fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja dhe të mbajnë të lartë vëmendjen për një vrasës të heshtur dhe shkatërrues, që kontribuon në mënyrë vendimtare në vdekjen e rreth gjysmës së 5.4 milion fëmijëve nën pesë vjeç, që vdesin çdo vit, në nivel global, duke humbur jetën nga sëmundje lehtësisht të shërueshme dhe të parandalueshme.

OJQ-të janë gjithashtu shumë të shqetësuara për gjendjen e shtatë vendeve (Somali, Burundi, Siri …) ku kanë mundur të mbledhin vetëm të dhëna të pjesshme.

Një numër i përgjithshëm prej 124 milionë persona vuajnë nga uria akute në botë, ndërsa 151 milionë fëmijë janë të prekur nga kequshqyerja dhe 51 milionë nga një dobësim gradual i masës trupore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb