Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Maqedoninë e Veriut ka filluar me kontrollet për një pacient me dyshime se ka simptome të virusit Coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo ministri deklarojnë se i njejti pacient nuk ka pasur ndonjë shenjë kur ka kaluar në kamerat termike në aeroportin e Shkupit, por i njejti rreth orës 22:00 është paraqitur në Klinikën për infektologji në Shkup për ekzaminime të mëtjeshme. Personi në fjalë ka ardhur nga Italia.

“Pas mbërritjes në klinikën për infektologji në Shkup, pacienti është izoluar dhe po bëhen hulumtime të simptomeve. Brenda këtyre orëve do të dilet edhe me rezultate” thuhet në njofimin e MSH-së.

Përndryshe, nga MSH-ja thonë se nuk ka vend për panik dhe se shteti i ka marrë gjitha masat për këtë krizë botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb