Aeroporti i Prishtinës sot në orët e mëngjesit ka marrë një kërcënim me bombë, i cili më pas rezultoi i rremë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”. Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb