TIRANE- Një çantë e dyshimtë, që u gjet pranë Sahatit tek xhamia e “E’Them Beut”, e cila alarmoi policinë e Tiranës, ka rezultuar të jetë një alarm fals.

Çanta ishte pikasur nga qytetarët në një kosh plehrash, ndësa nga hetimet paraprake u dyshua se kishim të bënim me një sulm terrorist. Forca të shumta policore, sapo mbërritën në vendin e ngjarjes vendosën perimetrin e sigurisë.

Fill pas kësaj, në vendin e ngjarjes, mbërriti dhe pronari i çantës, një qytetar, i cili pohoi se e kishte harruar atë.

Alarmimi u autoriteteve, merr shkas nga situata e pasigurisë që mbizotëron pas ngjarjeve në Paris.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb