Njerëzit nuk do të ndalen asnjëherë së gjeturi mënyra të reja për t’u zgjuar. Ngritja nga shtrati nuk është asnjëherë e lehtë, sidomos kur alarmi i orës është afër jush dhe mund ta fikni lehtësisht. Me alarmin e ri Ruggie do të zgjidhet edhe ky problem, pasi ai detyron njerëzit gjumash të ngrihen nga shtrati dhe ta fikin.

Alarmi do të pushojë vetëm nëse vendosni të dy këmbët tek ai për 3 sekonda, që do të thotë se duhet të çoheni nga shtrati për të çaktivizuar zilen bezdisëse, shkruan krokodili. Kompania do ta shesë këtë alarm për 99 dollarë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: