KURBIN

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Skuraj. Kanë qenë banorët ata që kanë vënë re kufomën në lumin që kalon në Skuraj dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Forcat e Policisë së Kurbinit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë transportuar trupin e pajetë në morg ndërsa kanë nisur hetimet.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Luigj Gjeloshi dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se është mbytur në lumin Mat. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: