Një sasi e madhe kukullash, Kate Middleton janë konfiskuar gjatë rrugës së tyre për në Britaninë e Madhe, për shkak të përmbajtjes kancerogjene.

Lodra e fëmijëve, e quajtur “Princess Catherine Doll”, thuhet se kanë  nivele të rrezikshme të kompleksit DEHP, raporton Daily Star.  Frika është përhapur edhe  te prindërit që mund të kenë blerë tashmë kukullën, e cila mund të ketë ngjashmëri me dukeshën e Kembrixhit, si dhuratë Krishtlindjesh për fëmijë.

Kukulla ka flokë të errëta dhe një fustan metalik të kuq, ndërsa zyrtarët paralajmëruar prindërit që t’i mbajnë sa më larg fëmijëve të tyre. Sipas tyre, brenda kukullës gjendet edhe një komponent toksik i quajtur , DEHP, i cili përdoret gjerësisht si zbutës plastike, por që i është ndaluar në të gjithë Europën, për shkak të rreziqeve të larta të kancerit.

Ajo gjithashtu  përbën një kërcënim akoma më i madh për foshnjat e palindura , pasi vetitë e kompleksit mund të çojnë në lindjen e fëmijës me deformime.

Pavarësisht se një pjesë e kukullave janë konfiskuar, oficerët e policisë janë të shqetësuar se mund të ketë akoma në qarkullim.

“Është e frikshme se sasia e madhe e DEHP ende përdoret në lodrat e fëmijëve, veçanërisht pasi ajo mund të shkaktojë pasoja serioze afatgjata ndaj shëndetit të fëmijës”, tha shefi i sigurisë në Institutin e Standarteve të Tregtimit Chartered.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb